08.11.2014

Prej datës 29 tetor 2014, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur zbatimin e planit të punëspërtë ndërhyrë ndaj objekteve të kundraligjshme në vijën bregdetare të Durrësit, në zonën nga “Ura e Dajlanit” deri te “Mali i Robit”, në aksin kombëtar nga “Ura e Dajlanit” deri në Vlorë, si edhe në qytetin e Elbasanit. Pas 10 ditësh ndërhyrje, në aksin nga “Ura e Dajlanit-Plepa”, rruga kryesore e plazhit dhe vija bregdetare, jane prishur rreth 300 ndërtime pa leje, nga të cilat 60 objekte me 1-2 kate, pjesa tjetër shtesa anësore, ballore, kioska dhe tenda me konstruksion druri ose metalike si edhe platforma betoni.
Në aksin “Plepa-Përroi i Agait” që i përket Komunës Rrashbull, është ndërhyrë në rreth 200 objekte, kryesisht 1-2 kate, një objekt me katër kate, shtesa ballore, anësore, tenda me konstruksion druri dhe metalike, si dhe platforma betoni.
Ne aksin “Përroi i Agait-Mali i Robit”, që i përket Komunës Golem është ndërhyrë deri tani në rreth 260 objekte, kryesisht shtesa, lokale, kioska, tenda me konstruksion druri dhe metalike si dhe platforma betoni. Në total janë 760 objekte ku është ndërhyrë nga “Ura e Dajlanit” deri te “Mali i Robit”, ndërsa ndërhyrjet parashikohet të vazhdojnë në zonën e Golemit deri ditën e hënë. Janë liruar të gjitha rrugët dytësore nga ndërtimet dhe objektet e kundraligjshme, nga “Ura e Dajlanit” deri te “Mali i Robit”.
Ndërkohë, është ndërhyrë në rrethrrotullimet nga “Ura e Dajlanit” deri në Vlorë, ku janë larguar ose shembur 115 objekte të kundraligjshme, që janë bërë shkakpëraksidente në këtë aks kombëtar. Vetëm në rrethrrotullimin në “Plepa” është ndërhyrë në 20 objekte, ndërsa përgjatë rrugës janë larguar edhe tabelat e reklamave, të vendosura në shkelje të ligjeve në fuqi.
Në qytetin e Elbasanit është ndërhyrë në rreth 200 objekte, nga të cilat 89 objekte 1-katëshe dhe pjesa tjetër tenda me konstruksion metalik, shtesa dhe platforma betoni e kioska. Ndërkohë, inspektorët e INUK po kryejnë azhornime në terrenpërtë verifikuar objektet e jashtëligjshme në tre zona të Tiranës, në Fier dhe në Vlorë.
INUK falenderon qytetarët që kanë bashkëpunuar me inspektorët në terren, ndërsa kërkon edhe njëherë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyrepërçdo veprim që kryhet, i cili kapërqëllim vendosjen e ligjshmërisë në territor dhe çlirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundraligjshme.