1. Aplikim për plotësim dhe dhënie dokumentacioni për efekt pensioni: të parakohshëm, pleqërie, invaliditeti, për periudhën 2008 e në vazhdim .
Dokument që tregon kohën e punës së ish punonjësve/punonjësve të INUK-IKMT që shërben për llogaritjen e pagës bruto dhe neto të vitete të punës në INUK-IKMT bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit Nr 7703 ,datë 11.05.1993 për Sigurimet Shoqërore . Ky vërtetim mund të merret ne e-Albania , nëpërmjet postës ose në zyrat e IKMT-së.
2. Aplikim për vërtetim për vitet e punës të ish-punonjësve të INUK-IKMT, për periudhën 2008 e në vazhdim.
Dokument që tregon kohën e punës së ish punonjësve/punonjësve të INUK-IKMT bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit Nr 7703 ,datë 11.05.1993 për Sigurimet Shoqërore . Ky vërtetim mund të merret ne e-Albania , nëpërmjet postës ose në zyrat e IKMT-së.
3. Aplikim për faturë për arkëtim për subjektet kundravajtës.
Faturë për arkëtim me vlerën e debitorit që duhet ti paguaj IKMT-së bazuar ne ligjin 9780 date 16.07.2007 dhe urdhrit te Kryeministrit Nr. 153 date 25.11.2019. Ky vërtetim mund të merret ne e-Albania , nëpërmjet postës ose në zyrat e IKMT-së.
4. Aplikim për vërtetim penaliteti për subjektet kundravajtës ose jo në fushën e ndërtimit, rezervave ujore dhe produkteve të ndërtimit.
Vërtetim lëshuar nga institucioni që tregon se subjekti aplikues nuk është debitor pranë IKMT-së, bazuar ne ligjin 9780 date 16.07.2007 dhe urdhrit te Kryeministrit Nr. 153 date 25.11.2019. Ky vërtetim mund të merret ne e-Albania , nëpërmjet postës ose në zyrat e IKMT-së.