Sipas udhëzimit Nr. 459, datë 16.08.2013 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit në sistemin e Ministrisë së Brendshme”, nga institucioni IKMT-së, mbështetur në tavanet e miratuara dhe në nevojat e domosdoshme për të siguruar realizimin e aktivitetit të institucionit, është detajuar buxheti i vitit 2021.

Planifikimi i shpenzimeve për vitin 2021 ka si qëllim kryesor menaxhimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomik të burimeve, të cilat do të shpenzohen për :

       I.            Shpenzime Paga dhe Sigurime Shoqërore & Shëndetësore, (600-601) miratuar tavani në vlerën 373,251 mijë lekë, ku:



a)      Fondi i pagave (600) është miratuar në vlerën 324,780 mijë lekë. Ky planifikim është bazuar në Ligjin nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme” i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.22 datë 03.02.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku konfirmohet numri 471 i punonjësve të IKMT-së dhe në VKM nr.187, datë 08.03.2017 “Për miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave të nëpunësve civilë……” VKM nr.202, datë 15.03.2017 “Për disa ndryshime në VKM nr.717 datë 23.06.2009, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të institucioneve buxhetore”.

b)      Kontributi i Sigurimeve Shoqërore & Shëndetësore (601) është miratuar në vlerën 48,471 mijë lekë. Ky planifikim është bazuar në VKM nr.809, datë 26.12.2018, i ndryshuar.

    II.            Mallra dhe shërbime të tjera (602), është miratuar në vlerën 30,000 mijë lekë. Ky planifikim është bazuar në parashikimin e nevojave më të domosdoshme të institucionit, në funksion të realizimit të misionit të tij.